Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Funksionar i lartë i LSDM-së dhe ish-kryetar komune paralajmëron formimin e partisë më të madhe multietnike në Maqedoni
Ballina

Funksionar i lartë i LSDM-së dhe ish-kryetar komune paralajmëron formimin e partisë më të madhe multietnike në Maqedoni

Një funksionar i lartë partiak i LSDM-së dhe ish-kryetar komune ka paralajmëruar formimin e një partie të re politike, e cila, sipas burimeve të Zoom.mk, do të ishte një nga subjektet politike më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse multietnike në vend.

Siç mësohet, në përbërjen e saj do të përfshiheshin maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, boshnjakë dhe vllehë, ndërsa në mesin e anëtarëve dhe mbështetësve do të kishte edhe pjesëtarë të komunitetit grek dhe bullgar që jetojnë në Maqedoni.

Ideja, sipas paralajmërimeve, është që partia të bashkojë qytetarë nga komunitete të ndryshme etnike dhe të pozicionohet si një projekt i mirëfilltë politik multietnik.

Nëse realizohet, bëhet fjalë për një projekt politik që mund të ndryshojë ndjeshëm skenën politike në vend.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts