Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike, Fikret Shabani, ka theksuar se sistemi shëndetësor ekziston mbi të gjitha për pacientin dhe se qytetarët duhet të jenë të informuar qartë për të drejtat dhe shërbimet që u takojnë.
“Shëndetësia ekziston për shkak të pacientit dhe këtë nuk mund t’ua marrë askush”, deklaroi Shabani në emisionin “Gjurmët” në Alsat-M, duke nënvizuar rëndësinë e informimit të qytetarëve për shërbimet shëndetësore dhe kostot që mund të kenë.
Sipas tij, një pacient në spital shtetëror mund të qëndrojë edhe 365 ditë dhe të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore, ndërsa pagesa maksimale që duhet të bëjë përmes pjesëmarrjes është e përcaktuar me ligj.
“Je në spital të shtetit, mund të qëndrosh 365 ditë dhe t’i marrësh të gjitha shërbimet e duhura, ndërsa pagesa maksimale që duhet ta paguash është 6.150 denarë”, tha Shabani.
Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë informacion të saktë nga institucionet shëndetësore.
“Duhet të jemi koshientë dhe të kërkojmë të drejtën e informacionit”, theksoi Shabani.
Sipas tij, informimi i pacientëve është një element i rëndësishëm për funksionimin e një sistemi shëndetësor më transparent dhe më të orientuar drejt qytetarit.















Comments are closed