Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kurti pas inaugurimit të Presidentes: Shumë energji janë harxhuar, tani koha nuk duhet të çohet dëm
Kosovë

Kurti pas inaugurimit të Presidentes: Shumë energji janë harxhuar, tani koha nuk duhet të çohet dëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shpërndarë fotografi nga ceremonia e inaugurimit të zhvilluar sot, ku presidentja e zgjedhur, Justina Shiroka-Pula, pranoi zyrtarisht detyrën.

Kurti ka thënë se “shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës: konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentes”.

Kurti ka shtuar se tani “që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm”.

Postimi i plotë:

“Shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës: konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentes.

Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu.

Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm. Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës.

Edhe një herë urime të gjithëve!

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts