Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Izet Mexhiti: Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës, hap i rëndësishëm për stabilitetin e Kosovës
Ballina

Izet Mexhiti: Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës, hap i rëndësishëm për stabilitetin e Kosovës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, e ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar zgjedhjen e saj si një hap të rëndësishëm për forcimin e stabilitetit institucional dhe politik në Kosovë.

Mexhiti ka theksuar se Shiroka-Pulën e njeh përmes kontributit të saj intelektual dhe veprimtarisë akademike në fushën e ekonomisë, duke e cilësuar atë si një intelektuale të dëshmuar.

“Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës është një hap i rëndësishëm për Kosovën, për forcimin e stabilitetit institucional dhe politik dhe për një frymë të re përgjegjësie në një kohë sfiduese për shtetin e Kosovës dhe për krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas tij, konsensusi politik i arritur për zgjedhjen e Presidentes së re tregon pjekuri politike dhe krijon hapësirë për tejkalimin e ngërçeve institucionale.

Në këtë kontekst, Mexhiti ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç ka thënë, maturinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment.

“Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabilitet dhe unitet politik”, ka shkruar Mexhiti, duke e përmbyllur mesazhin me urimin: “Urime Kosovë!”

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts