Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Kosovë

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën në postin e presidentes së Republikës.
Shiroka-Pula mori votat e nevojshme në rundin e parë të votimit që u zhvillua pak para mesnatës më 06.10.2026.
81 deputetë votuan për kandaturën e saj.
Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosja ka prezantuar në seancën e Kuvendit të Kosovës kandidaturën e akademikes Justina Shiroka-Pula për presidente të Republikës së Kosovës.
Nagavci ka paraqitur para deputetëve biografinë profesionale dhe akademike të Shiroka-Pulës, duke theksuar përvojën e saj në fushën e arsimit, shkencës dhe institucioneve të Kosovës.
Sipas Nagavcit, Justina Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë dhe është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe akademike.
Ajo studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit.
Doktoraturën e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës me një studim mbi marrëdhënien ndërmjet zhvillimeve demokratike dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Pjesën më të madhe të jetës së saj profesionale ia ka kushtuar Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2004 u zgjodh profesoreshë e rregullt dhe në këtë universitet ka ushtruar edhe përgjegjësi akademike dhe drejtuese” – tha Nagavci.
Shiroka-Pula ka qenë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka ushtruar detyrën e deputetes nga viti 2011 deri më 2014, ndërsa pas përfundimit të angazhimit politik ka vazhduar veprimtarinë akademike dhe shkencore.
Në vitin 2016, Shiroka-Pula u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2020 u zgjodh anëtare e rregullt.
Nagavci tha se me këtë kandidaturë, Kuvendit i është paraqitur një person me përvojë të gjatë akademike, shkencore, institucionale dhe publike.
“Kuvendit i paraqitet kështu një kandidaturë me përvojë të gjatë akademike, shkencore, institucionale dhe publike për t’iu nënshtruar vlerësimit dhe vendimmarrjes së deputetëve të Republikës së Kosovës” – deklaroi Nagavci.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts