Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Zjarrfikësit e Bogovinës, shuan zjarret me sukses në: Dobërdoll, Debresh, Toplicë dhe Bogovinë
Lajmi i Fundit

Zjarrfikësit e Bogovinës, shuan zjarret me sukses në: Dobërdoll, Debresh, Toplicë dhe Bogovinë

Njësiti i Zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, ka lokalizuar sot zjarret me sukses në fshatrat: Dobërdoll, Debresh, Toplicë dhe Bogovinë.

“Ekipi ynë i zjarrfikësve ka intervenuar me sukses për të lokalizuar dhe shuar zjarrin në fshatin Dobërdoll. Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit, situata është vënë tërësisht nën kontroll dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve.

Qytetarët mbeten prioriteti ynë kryesor, ndërsa apelojmë për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë, koordinimit të shkëlqyer dhe punës në ekip, njësia jonë e zjarrfikësve, në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit të Gostivarit, arriti të lokalizojë dhe të shuajë plotësisht zjarrin e shpërthyer në fshatin Debresh.

Përkushtimi dhe guximi i treguar nga ekipet në teren parandaluan përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmet më të mëdha.

Siguria e qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor”.

“Sot, ekipi ynë i zjarrfikësve ka intervenuar me sukses në fshatin Toplicë, ku pas një pune të shpejtë dhe profesionale ka arritur të lokalizojë dhe të shuajë plotësisht zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

APEL PËR QYTETARËT

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura. Një shkëndijë e vetme mjafton për të shkaktuar dëme të mëdha natyrore dhe për të rrezikuar jetën e pronën e të gjithëve.

Mbroni natyrën dhe ndihmoni në ruajtjen e sigurisë! Në rast se vëreni tym apo zjarr, lajmëroni menjëherë shërbimin tonë“.



“Sonte, ekipi i yni i zjarrfikësve ka intervenuar në kohë, duke lokalizuar dhe shuar me sukses zjarrin e shpërthyer në fshatin Bogovinë, në afërsi të autostradës.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit në terren, u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve dhe u evitua çdo rrezik për aksin rrugor.

Ekipi ynë mbetet gjithmonë në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së pronës së qytetarëve!“, kanë përfunduar kumtesat e tyre në Facebook, Njësiti i Zjarrfikësve.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts