“Lokalizohet dhe shuhet me sukses zjarri i madh në fshatin Dobërdoll!
Falë ndërhyrjes së shpejtë, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipit tonë të zjarrfikësve, u bë e mundur vënia nën kontroll dhe shuarja e plotë e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve: Ju lutemi, mos ndizni zjarre! Kujdesi individual është hapi i parë për të parandaluar rreziqet. Siguria e qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor”, ka njoftuar njësiti i Zajrrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.
Ndërsa në fshatin Bogovinë, pas disa tentativash është arritur edhe aty që të lokalizohet dhe futet zjarri në kontroll.
“Ekipet tona janë në terren dhe po ndërhyjnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit mbi fshatin Bogovinë.
Pavarësisht terrenit të vështirë, po merren të gjitha masat e nevojshme për vënien e situatës nën kontroll të plotë.
U bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal dhe mënjanim të çdo veprimi që mund të nxisë përhapjen e flakëve.
PËRDITËSIM: Zjarri mbi fshatin Bogovinë është lokalizuar dhe shuar plotësisht. Falënderojmë të gjithë për bashkëpunimin dhe kujdesin!”.















Comments are closed