“Ju informojmë se Njësia Territoriale Kundër Zjarrit ka realizuar me sukses një ndërhyrje operative për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit në fshatin Dobërdoll.
Falë reagimit të shpejtë, koordinimit të mirëfilltë dhe profesionalizmit të ekipit në terren, u bë e mundur vënia e menjëhershme e situatës nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe duke minimizuar dëmet e mundshme”, ka njoftuar njësiti i Zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.
Ndërsa për djegien e një veture në Kamjan, Zjarrfikësit, kanë deklaruar:
“INTERVENIM I SHPEJTË NË FSHATIN KAMJAN
Sot, pas marrjes së njoftimit për një zjarr që kishte përfshirë një automjet në fshatin Kamjan, ekipi ynë i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm.
Falë reagimit të menjëhershëm në terren, zjarri u lokalizua dhe u fik brenda një kohe rekorde, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmet më të mëdha materiale.
Siguria e qytetarëve tanë mbetet gjithmonë prioriteti ynë kryesor!“.















Comments are closed