Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN kërkon përgjigje: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë?
Ballina

VLEN kërkon përgjigje: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë?

Në vend të thirrjeve për protestë, VLEN kërkon përgjigje publike nga lobistët për themelimin e Gjykatës Speciale, thuhet në reagimin e kësaj partie ndaj zhvillimeve të fundit

VLEN ngre disa pyetje lidhur me rolin e Ali Ahmetit dhe dëshminë e tij të mundshme në Hagë, duke kërkuar sqarime për marrëveshjet dhe rrethanat që kanë shoqëruar themelimin e Gjykatës Speciale.


Ndër pyetjet e parashtruara janë:

Cili ishte pazari i ofruar në këmbim të mbështetjes për themelimin e Gjykatës Speciale?
Çfarë përmban dosja e Dhomave të Specializuara në Hagë që lidhet me dëshminë e Ali Ahmetit?
A kanë një emërues të përbashkët Dhomat e Specializuara dhe “Ballkani i Hapur”?
Përse Ali Ahmeti e ka ndryshuar deklarimin për rolin e tij në procesin para Speciales, duke thënë herë se ishte dëshmitar dhe herë se nuk ishte dëshmitar?
A ka shërbyer dëshmia e Ali Ahmetit si bazë për ngritjen e aktakuzës ndaj udhëheqësisë së UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë?
“Këto dhe shumë pyetje të tjera vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e atyre që nuk kanë lënë gjë pa keqpërdorur”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts