Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Saranda Imeri: Ali Ahmeti loboi për Gjykatën Speciale, sot proteston kundër veprimeve të veta
Ballina

Saranda Imeri: Ali Ahmeti loboi për Gjykatën Speciale, sot proteston kundër veprimeve të veta


Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj Ali Ahmetit, duke e akuzuar për qëndrime kontradiktore lidhur me Gjykatën speciale.

Stafai në rrjetet sociale shkruan se Ahmeti “loboi për Gjykatën speciale” dhe se dëshmoi për dy ditë me radhë, ndërsa sot, sipas saj, proteston kundër veprimeve të së njëjtës gjykatë.

“Loboi për Gjykatën speciale. Dëshmoi dy ditë me radhë. Sot del e proteston kundër veprimeve të veta”, ka shkruar Stafai.

Deputetja e VLEN-it ngre edhe pyetje për qëndrimin e Ahmetit ndaj komandantëve të vrarë pas vitit 2001 dhe ndaj ish pjesëtarëve të luftës.

“Pse asnjëherë nuk kërkove drejtësi për komandantët e vrarë pas vitit 2001? Pse nuk protestove kur djemtë e luftës u quajtën mercenarë?”, pyet Stafai.

Në fund, ajo e mbyll reagimin me një mesazh ironik drejtuar liderit të BDI-së:

“Aman o Ali, s’të shkon roli i aktorit. S’di a i beson edhe vetes!”

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts