Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Një ditë para seancës së Kuvendit, Bedi Hamza i shkon në zyrë Albin Kurtit
Kosovë

Një ditë para seancës së Kuvendit, Bedi Hamza i shkon në zyrë Albin Kurtit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti.


Siç raporton Dukagjini, Kurti gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton Periskopi.

Deri më tani, nuk ka detaje zyrtare rreth takimeve të zhvilluara.

Takimet e Kurtit me liderët opozitarë zhvillohen një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.

PDK-ja ka proceduar në Kuvend edhe kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo çështje do të trajtohet në seancën e nesërme.

Seanca e Kuvendit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Në të njëjtin vendim, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është 6 tetori.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts