Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • “Në hotel me agjentë serbë”, Lala i kthehet ish-kreut të SHISH Vlora Hysenit: Zgjodhi njeriun e gabuar…
Lajmi i Fundit

“Në hotel me agjentë serbë”, Lala i kthehet ish-kreut të SHISH Vlora Hysenit: Zgjodhi njeriun e gabuar…

Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e bërë sot nga dera e SPAK, nga studio e “Opinion”.

Pretendimet e Hysenit për “takime me agjentë serbë në hotele”, gazetarja Lala e ka konsideruar shpifje e neveritshme e një përpjekje banale shantazhuese për shkak të detyrës. Përveç kallëzimit penal të bërë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Lala lajmëron se veprime ligjore për rastin po ndërmerren dhe nga familja e saj në Britaninë e Madhe për shkak të kërcënimit të sigurisë.

‘E përbuz më mënyrën më të neveritshme të mundshme, këtë shpifje të ulët dhe përpjekje banale për të më shantazhuar për detyrën. Grua që ka problem të mëdha me drejtësinë, ky mesazh ishte shantazhues ndaj gjithkujt që Vlora Hyseni ka sigurua informacione për shkak të detyrës, por ka zgjedhur njeriun e gabuar. Unë kam ardhur këtu kur mbi fëmijët e mi u gujatën breshëri kallashnikovi, dhe kam thënë që askënd smë shantazhon dot, unë jam njeri i lirë dhe e kam bërë karrierën time me ndershmëri.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts