Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Qoku: Shqiptarët mund të jenë urë, për tejkalimin e bllokadës me Bullgarinë
Ballina

Qoku: Shqiptarët mund të jenë urë, për tejkalimin e bllokadës me Bullgarinë

Bekim Qoku, Koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN-it, së bashku me deputeten Mimoza Musa, është takuar me anëtarët e Parlamentit Evropian, pjesë e Komitetit të Përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian – Maqedonia e Veriut, në kuadër të Mbledhjes së 25-të të këtij komiteti.

Në takim është diskutuar për agjendën reformuese, procesin e integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian dhe nevojën për një rrugë të parashikueshme drejt anëtarësimit në BE.

Qoku ka theksuar rolin e VLEN-it dhe faktorit politik shqiptar në ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Ai ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë alternativë ndaj rrugës evropiane dhe, për shkak të qasjes miqësore ndaj popullit bullgar, mund të shërbejnë si urë dhe ndërmjetësues për tejkalimin e kësaj bllokade.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts