Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: Oborr i ri, tualete të reja dhe kushte më të mira për nxënësit e Novo Sellës
Ballina

Feti Abazi: Oborr i ri, tualete të reja dhe kushte më të mira për nxënësit e Novo Sellës


Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës, ka deklaruar se ka mbaruar rinovimi i oborrit dhe tualeteve, në shkollën fillore të Novo Sellës. Ky projekt është bashkëfinancuar sipas Abazit, nga komuna e Bogovinës dhe Clubi 0.7% i Ministrisë Federale për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë.

Postimi i plotë:

“Nga një hapësirë e amortizuar dhe e lënë pas dore për dekada, sot shkolla e Novo Sellës ka një pamje krejt tjetër.

Në video mund të shihni si ishte dhe si është sot, kemi rregulluar oborrin e shkollës, kemi ndërtuar tualete të reja dhe kemi krijuar një hapësirë më të përshtatshme për lojëra dhe aktivitete të nxënësve.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Clubin 0.7% të Ministrisë Federale për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, me financim të përbashkët me Komunën e Bogovinës.

Sot, kjo hapësirë është përsëri e gjallë, nxënësit luajnë, zhvillojnë aktivitete dhe e shfrytëzojnë oborrin e tyre të ri.

Investojmë në shkolla, sepse investojmë në të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka mbaruar, Abazi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts