Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Marsh protestues në Shkup më 27 shtator, organizatorët: Të bashkohemi për ish-krerët e UÇK-së
Lajmi i Fundit

Marsh protestues në Shkup më 27 shtator, organizatorët: Të bashkohemi për ish-krerët e UÇK-së

Këshilli Organizativ ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një marsh protestues, i cili do të mbahet të dielën, më 27 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, me fillim në orën 14:00.

Sipas organizatorëve, marshi organizohet në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Këshilli Organizativ u ka bërë thirrje partive politike shqiptare, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, studentëve, akademikëve, artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit.

Organizatorët theksojnë se protesta do të jetë paqësore, qytetare dhe dinjitoze, duke kërkuar nga pjesëmarrësit që të respektojnë rendin publik dhe të kontribuojnë që marshi të zhvillohet në mënyrë të qetë.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts