Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Sejdiu, Ferati dhe Latifi zbarkojnë në Bërvenicë, në mbështetje të Jakup Huseinit
Ballina

Sejdiu, Ferati dhe Latifi zbarkojnë në Bërvenicë, në mbështetje të Jakup Huseinit

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka bërë të ditur se në shtabin qendror të koalicionit në Çellopek ka zhvilluar një takim me ministrin e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Feratin, kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiun, dhe drejtorin e Sh.A. MEPSO, Burim Latifin.

Huseini tha se takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të hapur, ku u shkëmbyen ide dhe u diskutua për çështjet që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe zhvillimin e komunës.

“Një mbrëmje me diskutime të hapura, shkëmbim idesh dhe biseda për çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe zhvillimin e komunës sonë”, ka shkruar Huseini.
Ai falënderoi të pranishmit për vizitën dhe bashkëbisedimin.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts