Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti takon Rona Nishliun në Shkup, përgatitet për koncertin e Nëntorit në Çair
Ballina

Mexhiti takon Rona Nishliun në Shkup, përgatitet për koncertin e Nëntorit në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar të shtunën një takim me këngëtaren shqiptare Rona Nishliu, e cila ndodhet në Shkup në kuadër të përgatitjeve për koncertin e saj në Çair.

Koncerti do t’u kushtohet Festave të Nëntorit dhe do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore të Komunës së Çairit.

Mexhiti ka thënë se takimet me artistë janë gjithmonë frymëzuese, ndërsa aktivitetet që lidhen me Nëntorin, historinë dhe kulturën shqiptare kanë një rëndësi të veçantë.

“Po përgatitemi për një mbrëmje të bukur, me muzikë, kulturë dhe atmosferën e veçantë që sjellin Festat e Nëntorit në Çair”, ka shkruar Mexhiti.

Koncerti pritet të sjellë një mbrëmje artistike për qytetarët e Çairit dhe Shkupit, me muzikë shqiptare dhe atmosferë festive.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts