Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Transformim urban në Çair: Izet Mexhiti, prezanton projektet e reja infrastrukturore
Ballina

Transformim urban në Çair: Izet Mexhiti, prezanton projektet e reja infrastrukturore

Komuna e Çairit është kthyer në një kantier të madh ndërtimi, ndërsa investimet e reja po i jepin një dimension krejtësisht tjetër zhvillimit lokal dhe funksionalitetit të komunës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmes një deklarate për media, ka shpalosur projektet kyçe infrastrukturore që janë në fazë të avancuar të realizimit, si pjesë e platformës për përmirësimin e jetës së qytetarëve.


Gjatë fjalës së tij, Mexhiti veçoi punimet në rrugën Ferid Murati, e cila është në prag të përfundimit, duke theksuar se bëhet fjalë për një investim prej rreth 1 milion euro. Ky projekt sjell zgjidhje të reja duke përfshirë korsi për biçikleta, hapësira të reja parkimi dhe lehtësim të qarkullimit.


Përveç rrugës Ferid Murati, që është në përfundim e sipër, veçse ka filluar edhe projekti për rrugën Mit’hat Frashëri. Kjo është një arterie e rëndësishme që lidh Çairin me Butelin, Shutkën dhe Qendrën. Rruga do të zgjerohet me dy korsi të reja, ndërsa për rrugën Cvetan Dimov po bëhen përgatitjet e fundit, u shpreh Mexhiti.


Kryetari i komunës vlerësoi se këto nisma infrastrukturore ndikojnë direkt në ngritjen e cilësisë së jetesës, duke ofruar kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.


Çairi sot është një kantier ndërtimi, sepse po punohet dhe po investohet për komunën dhe për të ardhmen e qytetarëve, përmbylli Mexhiti.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts