Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Sonte në Tetovë, u takuan Ali Ahmeti dhe Arben Taravari
Ballina

Sonte në Tetovë, u takuan Ali Ahmeti dhe Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët (ASh), Arben Taravari, dhe ekipeve drejtuese të dy partive, raporton Zyrtare.

“Në qendër të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve dhe angazhimeve të përbashkëta për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Dy kryetarët po diskutojnë për organizimin e aktiviteteve në terren dhe angazhimin e përbashkët të strukturave të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.

Në takim po përcaktohen edhe hapat e mëtejshëm të angazhimit të përbashkët në prag të procesit zgjedhor në Bërvenicë”, thuhet në njoftimin e BDI.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts