Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra
Ballina

Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra

SPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal ndaj M.Ç. (66) nga fshati Bixhevë i Strugës, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Ai, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Arsimin Fillor, kishte marrë vendim dhe në mënyrë të paligjshme kishte shkarkuar drejtorin e një shkolle fillore komunale, pas së cilës kishte emëruar një person tjetër si ushtrues detyre të drejtorit.

Këtë e kishte bërë edhe pse ishte në dijeni se personi i emëruar nuk i plotësonte në tërësi kushtet e përcaktuara në nenin 118 të Ligjit për Arsimin Fillor.

Parregullsitë janë konstatuar edhe gjatë mbikëqyrjes inspektuese të kryer nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts