Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Aleanca për Shqiptarët, konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun në Bërvenicë
Ballina

Aleanca për Shqiptarët, konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun në Bërvenicë

Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi unanimisht mbështetjen e plotë për kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, theksohet në komunikatën e ASh-së për media.

Nga kjo parti theksjnë se bashkimi i votes shqiptare dhe bashkëpunimi me AKI-në janë thelbësore që komuna e Bërvenicës të ketë, përfaqësim që pasqyron vullnetin e qytetarëve të saj

‘’Aleanca për Shqiptarët do të angazhojë të gjitha strukturat dhe aktivistët e saj për një rezultat fitues në Bërvenicë. Bashkimi i votës shqiptare dhe bashkëpunimi brenda AKI-së janë thelbësore që komuna të ketë përfaqësim që pasqyron vullnetin e shumicës së qytetarëve të saj’’, thonë nga ASh.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përmbylljen e zgjedhjeve të brendshme në degët e mbetura, si dhe për përgatitjet drejt Kongresit të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts