Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Fatmir Sheholli, mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Kosovë

Fatmir Sheholli, mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh

Dimiq, duke siguruar materiale të cilat synonte t’i shpërndante në mediat kosovare përmes gazetarit Milaim Zeka. Kjo veprimtari gjoja kishte për qëllim krijimin e një narrativi serb kundër ministrit Nenad Rashiq dhe kabinetit të tij, duke u përdorur si mjet presioni publik vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.

“Në këtë takim ndërmjet të pandehurit Fatmir Sheholli dhe gazetarit Milaim Zeka, vërtetohet dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimiq, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarëve të tij, duke i dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit vërtetohet se ka pranuar shumën prej 1.000 euro”, thuhet në aktakuzë.

Pas seancës, Rashiq tregoi për disa kërcënime përmes telefonit, që tha se i kishin pranuar vitin e kaluar.

“Më 24 korrik të vitit të kaluar, një person me numër të telefonit nga Serbia kishte telefonuar pesë ose gjashtë bashkëpunëtorë të mi, duke iu thënë ‘hajdeni në Beograd, nëse nuk vini do të ketë pasoja, bëhet keq për juve’”, deklaroi Rashiq për mediat.

Rasti i Shehollit është një nga disa raste të spiunazhit të dyshuar për Serbinë që autoritetet kosovare kanë hetuar viteve të fundit.

Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai është deklaruar fajtor për spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), ndërsa Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po gjykohen, gjithashtu, nën akuzat për spiunazh për Serbinë.

Ndërkaq, në gusht të këtij viti, Fehim Sali u arrestua nën akuza për spiunazh për Serbinë. Prokuroria Speciale pretendon se ai ka mbledhur, ndër të tjera, informacione për persona që i përkasin sektit vehabi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts