Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Teatri i Gostivarit do të transformohet, Sulejmani: Ditë të mira po vijnë
Kulturë/Showbiz

Teatri i Gostivarit do të transformohet, Sulejmani: Ditë të mira po vijnë

Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, ka bërë të ditur se objekti është gjetur në gjendje të rënduar, me hapësira të rrënuara, rrëmujë dhe pa kushte të përshtatshme pune për aktorët dhe artdashësit.

Sipas Sulejmanit, transformimi i objektit do të realizohet falë angazhimit dhe bashkëpunimit të drejtorëve të Teatrit dhe Pallatit të Kulturës, të cilët ndajnë të njëjtin objekt, si dhe përmes një donacioni nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA.

“Teatrin e Gostivarit e gjetëm në gjendje të mjerueshme, me hapësira të rrënuara, në rrëmujë dhe pa kushte pune për aktorët dhe artdashësit”, ka shkruar Sulejmani.

Ai ka theksuar se objekti do të transformohet dhe se investimet do të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e veprimtarisë kulturore dhe artistike në Gostivar.

“Më në fund, ditë të mira po vijnë për Teatrin e Gostivarit!”, ka përfunduar ministri Sulejmani.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts