Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ali Ahmeti fton në marshim në Prishtinë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së
Ballina

Ali Ahmeti fton në marshim në Prishtinë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator, në orën 14:00, të bashkohen në një marshim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të luftëtarëve të lirisë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ahmeti, përmes një postimi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marshojnë për, siç shprehet ai, ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Pas çdo sakrifice dhe pritjeje duhet të triumfojnë drejtësia dhe liria”, ka shkruar Ahmeti.

Në fund të mesazhit, ai ka theksuar mbështetjen e tij për luftëtarët dhe heronjtë e luftës dhe të paqes, duke përmbyllur me thirrjen: “Për luftëtarët tanë, për heronjtë e luftës dhe të paqes, për UÇK-në!”.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts