Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Filipçe: Do të kërkojmë sërish, që paga minimale të jetë 600 euro
Ballina

Filipçe: Do të kërkojmë sërish, që paga minimale të jetë 600 euro

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi sot se javën e ardhshme grupi parlamentar i tyre do të paraqesë përsëri një propozim legjislativ për rritjen e pagës minimale në Maqedoni nga 26 mijë denarë që është aktualisht në 36 mijë denarë ose 600 euro.

Duke folur sot për mediat në Kuvend, ai tha se në Buxhet ka fonde për ta zbatuar këtë. Njëkohësisht, duke subvencionuar subjektet private për sigurim shëndetësor dhe pensional mbi kufirin aktual të pagës minimale.
Filipçe ishte i prerë se para ka për ta rritur pagën minimale.

“Mjafton që qeveria të heqë dorë, siç tha ai, nga luksi, përfshirë blerjen e një aeroplani të ri qeveritar dhe fondet mund të sigurohen pa probleme. Në këtë mënyrë të paktën disi do të rimëkëmbet standardi i jetesës së qytetarëve, veçanërisht në pritje të vjeshtës dhe dimrit kur shpenzimet mujore janë dukshëm më të larta”, tha Filipçe.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts