Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN: BDI-ja të tregojë, a e mohon Gëzim Ostrenin?
Ballina

VLEN: BDI-ja të tregojë, a e mohon Gëzim Ostrenin?

Pas konferencës së djeshme për media të VLEN-it, në të cilën u ngritën publikisht deklaratat e Gëzim Ostrenit për Marrëveshjen e Ohrit dhe rolin e Ali Ahmetit, nga BDI-ja ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Është e pamundur që BDI-ja të heshtë përballë deklaratave të një prej figurave kryesore të vitit 2001, aq më tepër kur ato prekin drejtpërdrejt mënyrën se si është trajtuar gjuha shqipe në Marrëveshjen e Ohrit.


Prandaj pyetja është shumë e thjeshtë: A e mohon Ali Ahmeti Gëzim Ostrenin?


Kjo BDI është hipokrite deri në palcë. Sa herë që kapej ngushtë për hajni, dështime apo pazare në kurriz të shqiptarëve, Ali Ahmeti e kishte përgjigjen gati. Fshihej pas Marrëveshjes së Ohrit për gjithçka që bëri dhe për shumëçka që nuk e bëri.


Por kësaj here, Marrëveshja e Ohrit i zuri ngushtë dhe ua mbylli gojën.


Jo për shkak të asaj që thotë VLEN-i, por për shkak të asaj që tha Gëzim Ostreni.


Ostreni tha publikisht se, derisa Ali Ahmeti drejtonte lojën politike, gjuha shqipe nuk u fut në Kushtetutë me emrin e saj. Madje, ai tregoi se vetëm shumë vite më vonë kishte kuptuar se formulimi kushtetues nuk ishte “gjuha shqipe”, por gjuha e një komuniteti që përbën mbi 20 për qind të popullsisë.



Ky nuk është pretendim i VLEN-it.


Këtë e tha Gëzim Ostreni.


Prandaj BDI-ja nuk mund të sillet sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton.


Nëse Ali Ahmeti e mohon Gëzim Ostrenin, le të dalë publikisht dhe të tregojë ku nuk qëndron deklarata e tij.


Nëse nuk e mohon, atëherë le t’u shpjegojë shqiptarëve se si nga kërkesa për një “shtet shqiptaro-maqedonas”, siç e përshkruan Ostreni, u përfundua te një formulim ku gjuha shqipe nuk përmendet me emër, por fshihet pas përqindjes.


BDI-ja nuk mund të heshtë përballë kësaj pyetjeje. Shqiptarët meritojnë përgjigje: A e mohon Gëzim Ostrenin, po apo jo?

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts