Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Kantoni i Zürichut, vendos të ndalojë shamitë në shkolla
Lajmi i Fundit

Kantoni i Zürichut, vendos të ndalojë shamitë në shkolla

Parlamenti Kantonal i Zürichut ka votuar të hënën për ndalimin e shamisë në shkollat publike.

Vendimi erdhi pas mbështetjes së një nisme nga Partia Popullore e Zvicrës (SVP), e cila kërkoi ndalimin e plotë të shamisë si për mësueset, ashtu edhe për nxënëset.

Sipas SVP-së, shamia përfaqëson “një simbol të shtypjes dhe të islamit politik”, me argumentin se ajo nuk ka vend në institucionet publike arsimore. Pro kësaj nisme votuan edhe liberalët (FDP) dhe parti të tjera të vogla.

Në krahun tjetër, kundër u rreshtuan socialdemokratët, të gjelbrit dhe parti të qendrës, të cilat argumentuan se kjo masë cenon lirinë e besimit fetar.

Qeveria e kantonit të Zürichut kishte sinjalizuar mbështetjen e nismës për këtë hap përpara votimit në parlament dhe tashmë ka në dispozicion dy vjet kohë për të përgatitur propozimin konkret për zbatimin e këtij ligji.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts