Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Pretendimet se Shqipëria po destabilizon Malin e Zi, Pandeli Majko: Nuk kemi dashuri gjeopolitike për Serbinë
Lajmi i Fundit

Pretendimet se Shqipëria po destabilizon Malin e Zi, Pandeli Majko: Nuk kemi dashuri gjeopolitike për Serbinë

Ish-deputeti i PS Pandeli Majko, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, si dhe raportimeve të medias malazeze “Vijesti” që pretendojnë se Shqipëria dhe Serbia po kryejnë veprimtari të koordinuara hibride për destabilizimin e Podgoricës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Majko i cilësoi si mjaft shqetësuese paralajmërimet e kreut të qeverisë malazeze, veçanërisht nënkuptimin e medias “Vijesti” se dy vendet fqinje të përfshira janë Shqipëria dhe Serbia.

Majko nënvizoi se aludime të tilla vënë nën akuzë Shqipërinë, e cila nuk ka asnjë “dashuri” gjeopolitike me Serbinë për të vepruar në mënyrë të sinkronizuar. Ai shtoi se pretendime të kësaj natyre mbeten të çuditshme sa kohë që nuk shoqërohen me hapa zyrtarë, siç janë notat diplomatike apo ngritja e çështjes në strukturat drejtuese të NATO-s.

Më tej, ish-kryeministri shqiptar vuri në dukje se politika e Malit të Zi ka pasur historikisht një trashëgimi të qëndrimeve të sofistikuara për sa i përket bashkëjetesës me fqinjë që kanë marrëdhënie jo miqësore mes tyre. Sipas tij, me këtë qëndrim, Spajiç ka dalë përtej kësaj linje historike duke e vendosur shtetin e tij në udhëkryq.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts