Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • 139 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë, brenda vetëm 48 orëve
Lajmi i Fundit

139 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë, brenda vetëm 48 orëve

Një numër i shtuar fëmijësh me simptoma të infeksioneve virusale janë paraqitur në Spitalin Klinik të Tetovës. Mjekët thonë se shkaktarë të mundshëm janë temperaturat e larta dhe kushtet karakteristike të stinës së verës.

Nga Reparti i Pediatrisë njoftojnë se gjatë 48 orëve të fundit janë kontrolluar 139 fëmijë. Prej tyre, 12 janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë dërguar për trajtim në shtëpi.

Simptomat më të shpeshta janë temperatura e lartë, të vjellat dhe diarreja.

Pediatri Isa Osmani thekson se pjesa më e madhe e rasteve janë infeksione virusale me karakter sezonal. Sipas tij, rreziku shtohet nga temperaturat e larta, higjiena gjatë përgatitjes së ushqimit dhe kontakti mes fëmijëve.

Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të kujdesen për higjienën e ushqimit, hidratimin e mjaftueshëm të fëmijëve dhe shmangien e kontaktit me fëmijë të sëmurë, veçanërisht për shkak të rrezikut nga dehidratimi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts