Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Netanyahu akuza të forta Iranit: Shënjestroi një nga djemtë e mi, u përpoq ta vriste
Lajmi i Fundit

Netanyahu akuza të forta Iranit: Shënjestroi një nga djemtë e mi, u përpoq ta vriste

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij.

Ai ka ngritur një akuzë të rëndë ndaj Teheranit, por pa dhënë detaje për mënyrën apo rrethanat e incidentit të pretenduar.

“Ky është një rast i pabesueshëm. Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq ta vriste atë”, tha Netanyahu gjatë një bisede telefonike me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir.

I pyetur nëse ky rast ishte pjesë e informacioneve që i ishin komunikuar nga strukturat përkatëse, kryeministri izraelit përsëriti deklaratën dhe e lidhi atë me domosdoshmërinë për forcimin e masave të sigurisë.

Sipas Netanyahut, në mungesë të masave mbrojtëse, tentativa e pretenduar ndaj djalit të tij mund të kishte pasur një përfundim tjetër.

Kryeministri izraelit bëri thirrje për përmbajtje, veçanërisht në një periudhë të ndjeshme politike dhe elektorale.

Netanyahu tha gjithashtu se ishte kontaktuar edhe kreun e Shin Bet, David Zini, të cilit i kishte kërkuar garantimin e mbrojtjes së përshtatshme për të gjithë kandidatët për postin e kryeministrit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts