Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Uncategorized
  • Zjarrfikësit e Bogovinës: Java që lamë pas, ishte sprovë e vërtetë zjarri, shërim të shpejtë kolegut tonë të lënduar
Uncategorized

Zjarrfikësit e Bogovinës: Java që lamë pas, ishte sprovë e vërtetë zjarri, shërim të shpejtë kolegut tonë të lënduar


Kumtesa e plotë, e Zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht:


MIRËNJOHJE PUBLIKE PËR GUXIMIN DHE SAKRIFICËN NË TERREN

Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar sakrificën, guximin dhe përkushtimin e pjesëtarëve tanë në terren. Java që lamë pas ishte një sprovë e vërtetë zjarri, por edhe një dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit dhe heroizmit.

Shprehim mirënjohje të thellë dhe falënderim publik për të gjithë zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Bogovinë–Vrapçisht, të udhëhequr nga Burim Zenuni, së bashku me kolegët: Bashko Dalina Bajrami, Arian Haliti, Ramadan Jakupi, Arben Emshiu, Adnan Ismaili dhe Remzi Serani.

Në një terren jashtëzakonisht të vështirë, mes temperaturave të larta dhe flakëve të pamëshirshme në zonat mes Llomnicës, Gjurgjevishtit dhe mbi Brodec, ekipet tona qëndruan në vijën e parë të betejës deri në orët e vona të natës për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasurinë tonë kombëtare.

Mbështetje dhe urim për shërim të shpejtë kolegut tonë të lënduar

Fatkeqësisht, kjo betejë me flakët pati edhe çmimin e saj. Gjatë ndërhyrjes në terren, një nga kolegët tanë pësoi lëndime trupore. I gjithë stafi i NJTZ Bogovinë–Vrapçisht i qëndron pranë me mendje e me zemër, duke i uruar shërim sa më të shpejtë, forcë dhe rikthim te familja e te ekipi ynë. Zoti e ruajtë dhe e ndihmoftë!

Bashkëpunimi dhe koordinimi në terren

Suksesi në lokalizimin e zjarreve erdhi falë një koordinimi të shkëlqyer me të gjithë faktorët në terren. Falënderojmë përzemërsisht:

Drejtorin e Parkut Nacional „Mali Sharr“, Evzal Elmazi dhe ekipin e tij (Milorad Andrijeski, Alban Dehari, Fariz Farizi, Bashkim Mehmedi, Agim Mustafi, Rakip Misimi, Muso Metin, Sejdi Tairi dhe Urim Memeti) për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe qëndresën krah për krah me ne.

Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës për mbështetjen e menjëhershme në fshatin Brodec.

Banorët e fshatit Brodec, të cilët u vetëorganizuan dhe dhanë një ndihmë të jashtëzakonshme në terren.

Besmir Imerin nga Gjurgjevishti dhe Jashar Adili nga Negotina për ndihmën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer.

Zjarret janë lokalizuar, por vigjilenca vazhdon! Ekipet tona dhe ato të Parkut Kombëtar mbeten në monitorim të vazhdueshëm për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.

Për të gjithë ju që ishit në vijën e frontit – respekt, mirënjohje dhe përulje të pafund!”, ka mbaruar kumtesa e Njësitit të Zjarrfikësve.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts