Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së gazetarëve lidhur me vendimin e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, të udhëhequr nga Islam Abazi, për të ndaluar procedurën lidhur me ndërtimin dhe procedurën e spitaleve modulare, pa ndjekje penale ndaj asnjë personi fizik apo juridik, deklaroi:
“Publiku duhet ta dijë se ky është një proces që zgjat tashmë 5 vjet. Një proces që gjatë këtyre pesë viteve ka mobilizuar informacione të ndryshme rreth vetes. Por ajo që është gjithashtu e rëndësishme të theksohet është se në spitalin modular në Tetovë 14 njerëz u dogjën të gjallë. Do ta përsëris: 14 njerëz u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë.
Fatkeqësisht, prokurori i cili tashmë është në largim, pasi nga informacionet që kam është shpallur konkurs për zgjedhjen e një prokurori të ri në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, supozoj se vendosi t’i përmbushë deri në fund marrëdhëniet e tij borxhli-kreditor me qeverinë e mëparshme dhe nuk i bëjnë përshtypje fakti që 14 njerëz u dogjën të gjallë.
Do ta përsëris: 14 njerëz u dogjën të gjallë, dhe kjo nuk do të thotë asgjë për të, ndaj vendos që ta ndalojë këtë proces.
Por dua që publiku ta dijë se kjo nuk është amnisti politike nga ana e këtij prokurori ndaj ish-urdhërdhënësve të tij, sepse gjithmonë mund të shfaqen detaje të reja të lidhura me këtë proces dhe ky proces mund të bëhet sërish aktual dhe të nisë nga fillimi.
Shumë herë i kam komentuar këto vendime brenda sistemit tonë të drejtësisë. Fatkeqësisht, një nga këto vendime skandaloze është edhe ky.
Ajo që më huton mua, ndërsa mesazhi që vjen nga opozita është se deri dje kritikonin organet e drejtësisë për mënyrën se si vepronin, ndërsa tani i lavdërojnë dhe janë plot me elozhe për punën dhe të ashtuquajturin ‘objektivitet’ të tyre.
Por do ta përsëris: ky prokuror dhe njerëzit që e drejtuan këtë rast nuk gjetën prova për kryerjen e një vepre penale në një rast ku njerëz të gjallë u dogjën të gjallë.”
















Comments are closed