Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • MPB del me njoftim: Shoferët me targa të huaja, do të paguajnë në kufi gjobat e kapura nga “Safe City”
Lajmi i Fundit

MPB del me njoftim: Shoferët me targa të huaja, do të paguajnë në kufi gjobat e kapura nga “Safe City”

MPB njofton se që nga sot ka nisur zbatimi i mekanizmit të vendosur për trajtimin e drejtuesve të automjeteve me targa të huaja, tek të cilët sistemi „Qyteti i Sigurt“ ka evidentuar shkelje të rregullave të komunikacionit në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në pikën kufitare Tabanoc, gjatë daljes nga shteti, paraqiten automjete tek të cilat sistemi ka evidentuar më herët shkelje të komunikacionit. Drejtuesit njoftohen se është evidentuar shkelja dhe u lëshohet procesverbal për shkeljen e kryer, së bashku me urdhërpagesën për kundërvajtje, me mundësi që gjobën ta paguajnë në përputhje me procedurën ligjore.

Numri i madh i automjeteve që paraqiten sot në pikën kufitare është për shkak se bëhet fjalë për ditën e parë të zbatimit të këtij mekanizmi, ku përfshihen edhe shkeljet e evidentuara më herët. Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për zhvillimin sa më të qetë të procedurës dhe për reduktimin e kohës së pritjes së udhëtarëve.

Me vendosjen e këtij mekanizmi sigurohet një qasje e barabartë dhe jodiskriminuese në sanksionimin e shkeljeve të komunikacionit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për automjete me targa vendore apo të huaja.

„Qyteti i Sigurt“ përbën një instrument të rëndësishëm për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe të përgjegjësisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Ministria e Punëve të Brendshme vijon me implementimin e sistemit, me qëllim që zbatimi i tij gradualisht të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare të shtetit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts