Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • ASH kërkon mësim në gjuhën shqipe, për nxënësit e Idrizovës
Ballina

ASH kërkon mësim në gjuhën shqipe, për nxënësit e Idrizovës

Aleanca për shqiptarët në një postim në Facebook, thanë se:  Sot duam të ngremë një çështje serioze që prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën e fëmijëve shqiptarë në Idrizovë për arsimim në gjuhën amtare.


Reagimi i plotë:



Nxënësit shqiptar vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare. Sot duam të ngremë një çështje serioze që prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën e fëmijëve shqiptarë në Idrizovë për arsimim në gjuhën amtare.

Në shkollën fillore “Njegosh”, nxënësit shqiptarë mund ta ndjekin mësimin në gjuhën shqipe vetëm deri në klasën e pestë. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ata detyrohen të vazhdojnë shkollimin në komuna të tjera vetëm që të mund të mësojnë në gjuhën e tyre.

Është e papranueshme që në vitin 2026 fëmijët shqiptarë të përballen ende me pengesa të tilla.


Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaron se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Nëse ky është vërtet qëndrimi i saj dhe i Qeverisë, atëherë presim që të dëshmohet me vepra.

Çfarë i pengon institucionet që në shkollën “Njegosh” të hapin paralele në gjuhën shqipe edhe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën?

Përgjegjësi mban edhe VLEN-i, i cili hyri në Qeveri duke premtuar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ndërsa pikërisht në Ministrinë e Arsimit ka zëvendësministër shqiptar, thanë nga ASH.

Për çfarë shërben ky pushtet, nëse nuk mund të sigurohet as e drejta që fëmijët shqiptarë ta përfundojnë arsimin fillor në gjuhën e tyre dhe në vendbanimin e tyre?

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria që menjëherë të ndërmarrin procedurat për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në Idrizovë.

Fëmijët e Idrizovës nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë një të drejtë që u takon.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts