Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Avni Ameti, vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: “Heroizmi i vërtetë, rrezikimi i vetes, për shpëtimin e të tjerëve”
Lajmi i Fundit

Avni Ameti, vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: “Heroizmi i vërtetë, rrezikimi i vetes, për shpëtimin e të tjerëve”

Avni Ameti ka vlerësuar lart punën dhe sakrificën e zjarrfikësve, duke i cilësuar ata ndër njerëzit më të guximshëm të shoqërisë.
Në një reagim të tij, Ameti thekson se zjarrfikësit çdo ditë përballen me rrezik për të shpëtuar jetën dhe pronën e të tjerëve. Sipas tij, në momentet kur shumica e njerëzve largohen nga vendet e rrezikshme, zjarrfikësit hyjnë në to për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë.

“Sakrifica e tyre nuk matet vetëm me orët e gjata të punës, por edhe me guximin, lodhjen dhe rrezikun që përballojnë”, shkruan Ameti.
Ai veçon përballjen e zjarrfikësve me flakët, tymin dhe temperaturat e larta, duke theksuar se për ta çdo sekondë mund të jetë vendimtare.
Në fund, Ameti u shpreh mirënjohje zjarrfikësve për punën dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se sakrifica e tyre është një shembull i humanizmit, guximit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë.


“Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetër”, është mesazhi i tij.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts