“REAGIM I SHPEJTË DHE INTERVENIM ME SUKSES NË BOGOVINË
Sot, falë gatishmërisë dhe reagimit të menjëhershëm në teren, ekipi ynë i zjarrfikësve arriti të lokalizojë dhe të shuajë plotësisht zjarrin e shpërthyer në fshatin Bogovinë.
Intervenimi i shpejtë parandaloi përhapjen e mëtejshme të flakëve, të cilat rrezikonin drejtpërdrejt edhe objektet afër vatrës së zjarrit. Pas një pune të palodhshme, situata u vu tërësisht nën kontroll dhe rreziku për objektet përreth u evitua plotësisht.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarrvënie.
Gjithmonë në shërbim të sigurisë suaj!“, kanë mbaruar njoftimin e tyre në Facebook, zjarrfikësit “Bogovinë&Vrapçisht”.














