Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Astrit Iseni: BDI çdo ditë gënjen, për çdo ditë i demantojmë
Ballina

Astrit Iseni: BDI çdo ditë gënjen, për çdo ditë i demantojmë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për punësimet në institucionet shtetërore, duke thënë se faktet i demantojnë pretendimet e kësaj partie.

“Nuk e kuptoj si nuk turpërohet BDI-ja që çdo ditë del me shpifje të reja, ndërsa faktet i demantojnë njëra pas tjetrës. BDI-ja çdo ditë gënjen, ne çdo ditë i demantojmë!”, shkruan Iseni në Fejsbuk.

Në konkursin e fundit kanë qenë 496 punësime, prej të cilëve mbi 70 shqiptarë. Këto janë fakte, jo propagandë, shprehet ai.

“Por le ta kujtojmë edhe një fakt tjetër: kur BDI-ja ishte në pushtet dhe kishte edhe zëvendësministër në MPB, ministri i atëhershëm, në paraqitjet publike ua mbyllte gojën dhe nuk i lejonte të flisnin”, thekson më tej Iseni.

Sot, shton ai, të njëjtët që atëherë heshtnin, na shesin moral e drejtësi.

“Le të vazhdojnë me gënjeshtra. Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi me fakte. Sepse përveç atyre që vetë u besojnë gënjeshtrave të tyre, vështirë se ka mbetur dikush tjetër që u beson”, është shprehur zv/ministri Iseni.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts