Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski, për 25-vjetorin e Ohrit: “Koha është të merremi me atë që na bashkon”
Ballina

Mickoski, për 25-vjetorin e Ohrit: “Koha është të merremi me atë që na bashkon”

Kryeministri Hristijan Mickoski, në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, tha se dokumenti është pjesë e realitetit politik dhe institucional të vendit, por theksoi se fokusi duhet të jetë te sfidat e së ardhmes.

Mickoski tha se qytetarët presin institucione funksionale, barazi para ligjit, zhvillim ekonomik, arsim dhe shëndetësi më të mirë, ndërsa bëri thirrje që dallimet etnike të mos përdoren për ndarje politike.

“Koha është që politika të merret gjithnjë e më pak me atë që na ndan dhe shumë më tepër me atë që duhet ta ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Mickoski.

Ai theksoi se e ardhmja duhet të jetë e çliruar nga tensionet etnike, manipulimet politike dhe ndarjet, duke nënvizuar nevojën për punë, zhvillim, respekt të ndërsjellë dhe institucione të fuqishme.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts