Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Shkëndija pëson disfatë nga Hiberniani, shpresat në ndeshjen e kthimit
Lajmi i Fundit

Shkëndija pëson disfatë nga Hiberniani, shpresat në ndeshjen e kthimit

Shkëndija ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj ekipit skocez Hibernian në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pjesa e parë e takimit përkundër disa dueleve të forta që të dy palët i zhvilluan në mesfushë, në fund nuk prodhoi gola.

Në pjesën e dytë skuadra shqiptare e gjeti veten në disavantazh në minutën e 76-të, shkruan Telegrafi.

Vendasit kaluan në epërsi duke realizuar me anë të Owen Elding, që realizoi për rezultatin 1-1.
Megjithatë i shpejtë ishte reagimi i Shkëndijës, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat me anë të Marko Gjorgjievski për 1-1.
Teksa po zhvilloheshin minutat e fundit të takimit, skuadra vendase ia doli të përmbysë gjithçka duke realizuar për 2-1 me anë të Warren O’Hora.

Shkëndija tani do të kërkojë të rikthejë rezultatin në favorin e saj në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Shkup.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts