Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ferati: Nga 36 grante “të vogla”, Stoilkoviç 29 i ndau për komunitetin serb, kjo është e gabuar
Ballina

Ferati: Nga 36 grante “të vogla”, Stoilkoviç 29 i ndau për komunitetin serb, kjo është e gabuar

Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, në një takim jo formal me gazetarët duke folur për planet që ka si ministër dhe vizionin për zhvillimin e punimeve foli edhe për shpërndarjen e granteve që iI jep kjo ministri.

Sipas Feratit, paraardhësi i tij, Ivan Stoilkoviç ka ndarë 29 grante të vogla për komunitetin serb nga gjithësej 36 sa kishte në dispozicion, ndërsa pjesa tjetër është ndarë për komunitetet e tjera.

“Dominon vetëm një etnitet dhe ajo është bashkësia serbe. Kjo është e gabuar. Janë mjete të Ministrisë për marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe duhet të ketë një qasje më të barabartë ndaj të gjitha komuniteteve“, është shprehur Ferati.

Sqaroi se qëllimi i këtyre mjeteve duhet të jetë mbështetja e bashkësive të ndryshme dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ferati ka paralajmëruar se kjo çështje duhet të trajtohet me më shumë kujdes dhe se një gjë e tillë me ardhjen e tij në këtë dikaster do të ndalet dhe se të gjitha bashkësitë etnike do të trajtohen në të njëjtën mënyrë.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts