Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Ambasadori Denion Meidani, uron Shkëndijën për kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës
Lajmi i Fundit

Ambasadori Denion Meidani, uron Shkëndijën për kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka uruar KF Shkëndija për fitoren e madhe ndaj skuadrës sllovene dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Përmes një mesazhi publik, Meidani e cilësoi suksesin e skuadrës tetovare si të merituar, duke vlerësuar lojën spektakolare dhe shpirtin luftarak të futbollistëve.

“Urime kampionëve të Shkëndijës së Tetovës për lojën spektakolare, fitoren e merituar ndaj skuadrës sllovene dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës! Kur luhet me zemër, karakter dhe krenari kuqezi, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme. Sonte të gjithë festojmë me ju!”, ka shkruar ambasadori Meidani.

Urimi i ambasadorit vjen pas një mbrëmjeje historike për Shkëndijën, e cila me paraqitjen e saj siguroi vazhdimin e rrugëtimit në garat evropiane, duke sjellë gëzim për tifozët dhe mbarë opinionin sportiv shqiptar.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts