Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • “Mos lexo më arabisht” – Ilire Dauti, në qendër të kritikave pas deklaratës ndaj Afrim Gashit
Ballina

“Mos lexo më arabisht” – Ilire Dauti, në qendër të kritikave pas deklaratës ndaj Afrim Gashit

Deputetja Ilire Dauti, është përballur me kritika pas deklaratës së saj drejtuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi: “Shpresoj të mos vazhdosh të lexosh në gjuhën arabe edhe më tutje.”

Reagimi erdhi nga deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, e cila kërkoi sqarim publik për domethënien e kësaj deklarate, duke theksuar se ajo mund të perceptohet si fyese ndaj besimtarëve për të cilët gjuha arabe ka rëndësi të veçantë fetare.

“Për gati dy vite nuk kam reaguar ndaj kolegëve individualisht, por ka raste kur heshtja nuk është zgjidhje”, shkruan Saliu, duke pyetur nëse bëhet fjalë për një bindje personale, figurë retorike apo diçka tjetër.

Sipas saj, një deklaratë e tillë nuk duhet të mbetet pa shpjegim, pasi prek një çështje të ndjeshme që lidhet me respektimin e lirive dhe ndjenjave fetare. Për këtë arsye, ajo i bën thirrje Ilire Dautit të sqarojë publikisht se çfarë ka dashur të nënkuptojë me fjalët e saj.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts