Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Lubonja godet fort për median sllovene, Marta Kosin dhe burokratët e Evropës
Lajmi i Fundit

Lubonja godet fort për median sllovene, Marta Kosin dhe burokratët e Evropës

Gazeta më e madhe sllovene Delo, i ka kushtuar një shkrim të gjatë rrënimit të demokracisë në Shqipëri dhe rolit që Edi Rama ka luajtur në këtë proces. Pikërisht për të përshkruar këtë trajektore, ku një peshë të madhe ka pastrimi i parave të krimit në industrinë ndërtimit, ajo i është drejtuar Fatos Lubonjës duke e portretizuar si “një i burgosur gjatë epokës komuniste, që di ta njohë një autokrat kur i del përpara“. Gazeta nënvizon se  sipas të dhënave të Eurostat-it për vitin 2024, sektori i ndërtimit përbënte 13.8 për qind të vlerës bruto të shtuar të Shqipërisë, që është më e larta në Evropë dhe më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 5.5 për qind.

Por në artikull i kushtohet një vend i rëndësishëm edhe elitës burokratike evropiane që e ka pranuar si histori si suksesi këtë dështim demokratik. Ai titullohet: “Revolucioni Flamingo po hedh poshtë imazhin e përparimit të një vendi pro-evropian“. Pikërisht këtu ka këmbëngulur më shumë Lubonja duke goditur dhe rolin e komisioneres sllovene Marta Kos. Lapsi.al po sjell të përkthyera pjesët e tij kryesore…


Ne i kërkuam Fatos Lubonjës, shkrimtar, redaktor, aktivist i të drejtave të njeriut dhe ish-i burgosur politik se cilët janë mesazhet kryesore që Europa duhet të marrë nga protestat masive. Ai shpjegoi se këto protesta janë një revoltë e njerëzve që sistemi grabitqar politik dhe ekonomik i ndërtuar në Shqipëri gjatë 35 viteve të fundit i ka çuar ata në ekstremin ku nuk mban më.

“Një sistem që, duke i përjashtuar ata nga vendimmarrja demokratike – veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit – dhe duke i privuar nga prona e tyre publike dhe private, i ka çuar deri në pikën e mbetjes pa dinjitet dhe pa të ardhme. Ata e quajnë protestën ‘revolucioni i flamingove’ sepse, ashtu si flamingot, edhe ata ndihen të dëbuar nga habitati i tyre nga ky lloj zhvillimi që privatizon burimet publike, pejsazhet, bregun detar, parqet, kopshtet e lojërave për fëmijë e kështu me radhë,” shpjegon Lubonja.

shohin autokratë si Rama dhe Vučić si rrugën më të lehtë për të siguruar interesat gjeostrategjike dhe ekonomike të vendeve të tyre. Prandaj Edi Rama, i cili beson se edhe mediat evropiane i lanë studentët serbë në mëshirën e fatit për një vit e gjysmë, kur komenton protestat në Shqipëri thotë shpesh se Shqipëria u gjend në faqet e para të mediave perëndimore, jo për shkak të shqiptarëve, por për shkak të Kushnerit dhe Ivankës. Përndryshe, projekti do të kishte vazhduar pa tërhequr vëmendjen e mediave perëndimore. Fatkeqësisht, kjo është e vërtetë. Dhe meqë më pyetët për Marta Kos, do të shtoja se edhe burokratët e Brukselit mbajnë një përgjegjësi të madhe për guximin e këtij autokrati për t’u shprehur në këtë mënyrë kaq hapur”, thotë me ashpërsi Fatos Lubonja.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts