Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Zjarrfikësit e Bogovinës: Përmes veprimit të shpejtë, kordinimit dhe profesionalizmit, u shua zjarri me sukses në Negotinë
Lajmi i Fundit

Zjarrfikësit e Bogovinës: Përmes veprimit të shpejtë, kordinimit dhe profesionalizmit, u shua zjarri me sukses në Negotinë

“NJOFTIM | INTERVENIM I SUKSESSHËM NË FSHATIN NEGOTINË

Sot, pas një angazhimi intensiv në terren, ekipet tona ndërhynë me sukses për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit të shfaqur në fshatin Negotinë.

Veprimi i shpejtë, koordinimi i mirë dhe profesionalizmi i zjarrfikësve bënë të mundur vënien e menjëhershme të situatës nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe çfarëdo rreziku për zonën përreth.

Falënderojmë përzemërsisht Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit të Gostivarit për bashkëpunimin e shkëlqyer, ndihmën e menjëhershme dhe solidaritetin e treguar në terren. Punët e tilla të përbashkëta dëshmojnë edhe një herë përkushtimin tonë të përbashkët për sigurinë e qytetarëve tanë.”, ka kumtuar në Facebook, faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.

“Mbetemi të përkushtuar në shërbim të qytetarëve”, mbaron kumtesa e Zjarrfikësve.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts