Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ali Ahmeti ngushëllon familjen nga Tërnava, që humbën 3 anëtarë në aksidentin tragjik
Ballina

Ali Ahmeti ngushëllon familjen nga Tërnava, që humbën 3 anëtarë në aksidentin tragjik

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot përmes një statusi ka shprehur ngushëllime familjes nga Tërnava të cilët humbën tre anëtarë të familjes si pasojë e askidentit tragjik në afërsi të pikes kufitare mes RMV-së dhe Kosovës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Përballë humbjeve të tilla, çdo fjalë është e pamjaftueshme. Jeta na kujton, në mënyrën më të ashpër, se sa e brishtë është, ndërsa dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë sonë. Familjes Tërnava u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ta në këto çaste të rënda. Lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë të rëndë”, ka shkruar, Ahmeti. përcjell  Zhurnal.mk .

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts