Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Lajmi i Fundit

Gjendet lloji i bakteres, në Gostivar

Sipas informacioneve që kemi siguruar, është duke u zhvilluar një aksion i koordinuar i institucioneve kompetente lidhur me rastin e ndotjes së ujit të pijshëm në Gostivar.
Siç mësojmë, me procedurë urgjente janë ndaluar tre persona nga NP “Komunalec” – Gostivar: ushtruesja e detyrës së drejtoreshës, Aratana Asani, udhëheqësi i Departamentit të Ujësjellësit, Vadedin Dervishi, dhe drejtori teknik, Leon Nuredini.

Sipas të njëjtave informacione, aktivitetet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa lënda fillimisht po trajtohet nën dyshimin për veprat penale “Ndotja e ujit të pijshëm” dhe “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës”, në përputhje me Kodin Penal.

Institucionet kompetente deri tani nuk kanë publikuar detaje zyrtare për zhvillimin e aksionit, ndërsa pritet që gjatë ditës të publikohet një njoftim zyrtar me më shumë informacione për masat e ndërmarra dhe rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Sipas informacioneve jozyrtare që kemi siguruar, raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga katër mostrat e testuara të ujit, në dy prej tyre janë gjetur baktere koliforme fekale, ndërsa në një mostër është konstatuar edhe prani e shtuar e klorit, njofton Alsat M.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts