Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tre shqiptarë të Kosovës, të zhdukur në Shkup, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tyre
Kronika e Zezë

Tre shqiptarë të Kosovës, të zhdukur në Shkup, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tyre

Tre persona, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, janë raportuar të zhdukur dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre.

Sipas njoftimit të publikuar nga familjarët, personat janë parë për herë të fundit mbrëmë rreth orës 22:00 në Shkup. Ata dyshohet se ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, por që nga ajo kohë nuk kanë pasur më kontakt me ta.

Familjarët kanë bërë të ditur se tre personat po udhëtonin me një automjet Mercedes GLC ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tyre apo kanë parë automjetin, të kontaktojnë familjarët ose autoritetet policore.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tyre konsiderohet i rëndësishëm.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts