Pas problemeve me furnizimin me ujë të pijshëm në Gostivar, NPK “Tetova” është angazhuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.
Drejtori i NPK “Tetova”, Samet Bislimi, së bashku me ekipin e ndërmarrjes, si dhe kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Jusuf Abduli, me këshilltarët komunalë, ndodhen në terren në fshatin Çajlë, ku po shpërndahet ujë i pijshëm për banorët.
Ky aksion vjen si shenjë solidariteti pas vështirësive me furnizimin me ujë të pijshëm dhe helmimit masiv që preku një numër të madh banorësh në Gostivar. Sipas njoftimit, ekipet janë angazhuar për të siguruar ujë për pije dhe për të ofruar mbështetje për qytetarët në tejkalimin e situatës.














