Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN: Dokumenti rrëzon propagandën e BDI-së, për “botën serbe”!
Ballina

VLEN: Dokumenti rrëzon propagandën e BDI-së, për “botën serbe”!

Polemikat mes VLEN-it dhe BDI-së janë intensifikuar pasi VLEN publikoi një komunikatë të Presidencës së Serbisë nga një takim i presidentit Aleksandar Vuçiq me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke pretenduar se dokumenti “fundos propagandën e BDI-së për ‘botën serbe’”.

Në reagimin e saj, VLEN tha se komunikata zyrtare serbe dëshmon se një nga temat e diskutimit në takimin Vuçiq-Osmani ka qenë edhe “avancimi i pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut”.

“Për ditë me radhë, BDI ka ngritur akuza të pabaza ndaj nesh, duke tentuar të na etiketojë me narrativën e rreme të ‘botës serbe’. Por propaganda zbehet në momentin kur përballet me dokumentet zyrtare”, thuhet në reagimin e VLEN.

Sipas partisë në pushtet, dokumenti tregon se gjatë viteve në pushtet, BDI “asnjëherë nuk e pati prioritet çështjen shqiptare”.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts