Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Prokuroria nis veprime për verifikimin e ujit të pijshëm në Gostivar, pas shqetësimeve të qytetarëve
Lajmi i Fundit

Prokuroria nis veprime për verifikimin e ujit të pijshëm në Gostivar, pas shqetësimeve të qytetarëve

Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprime për të kontrolluar cilësinë e ujit të pijshëm në Gostivar.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, veprimet po kryhen me urdhër të prokurorit publik, pas një kallëzimi të dorëzuar që lidhet me cilësinë e ujit të pijshëm.

Reagimi vjen pasi një numër i madh qytetarësh janë drejtuar në urgjencën e qytetit me ankesa të ngjashme shëndetësore, kryesisht me vjellje dhe diarre.
Disa prej personave që kanë shfaqur këto simptoma kanë reaguar edhe në rrjetet sociale, duke shprehur dyshimin se nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimi, por për probleme të mundshme me cilësinë e ujit të pijshëm.
Deri tani, as Komuna dhe as Ndërmarrja Komunale e ujësjellësit nuk kanë dhënë sqarim për qytetarët.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts